Meta zbulon dietën: Më pëlqejnë shumë fasulet dhe peshku
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar më shumë për jetën e tij sportive në emisionin “FitStation”, duke zbuluar cila është dieta e tij, por edhe këngët e preferuara gjatë momenteve në palestër.
I pyetur se si e dallon ndryshimin fizik nga aktiviteti sportiv, ish-Presidenti i Republikës tregoi se ka dy palë kostumesh në masa të ndryshme, me të cilat dallon nëse “e ka tepruar” apo jo.
Sa i përket regjimit ushqimor, Meta zbuloi se preferon ushqime si fasulet dhe peshku. Gjithashtu ai tha se preferon që gjatë momenteve të aktivitetit fizik i pëlqen të dëgjojë këngët për Adem Jasharin, “Për ty Atdhe” dhe “Ku ka si ti o Shqipëria ime”.