Meta zgjedh fjalët e Biblës dhe uron Krishtlindjen: Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por me të vërtetën
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga burgu besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Meta zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të kësaj feste me fjalët Biblës. “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë”-Bibël”, shkruan Meta.
Postimi i plotë
Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!
Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!