Meta: Zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen më shpejt se ato lokalet
Nga Vlora në takimin me strukturat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se zgjedhjet e përgjithshme mund të mos mbahen në vitin 2025 kur janë parashikuar por edhe më parë se ato lokalet që janë parashikuar për pranverën e ardhshme.
“Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet.
Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla”.