Meta: Zhvlerësimi i euros, rrezik potencial për ekonominë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, është ndalur të zhvlerësimi i monedhës europiane, duke thënë se sjell një rrezik potencial për ekonominë.
Meta tha se euro ka vlerën si në muajt e sezonit veror, ndërsa theksoi se mbahet në këtë nivel sepse interesi i qeverisë është të pastrojë paratë e pista.
“Një tjetër rrezik potencial për ekonominë tonë është zhvlerësimi i euros. Është në të njëjtat nivele si në korrik gusht kur kishim fluksin e turizmit. Mirë në gusht ishin turistët, po tani cili është interesi? ËshtË nteresi i qeverisë për pastrimin e parave të pista. E pësojnë bizneset fason dhe qytetarët që dërgojnë remitanca për familjarët e tyre”, tha Meta.