Metodat si veprojnë “skifterët”, Ziu: Njoftimi në facebook dhe fletushkat

Nga analiza e brendshme e policisë së Tiranës për 6 muajt e këtij viti evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit. Bëhet fjalë për vjedhjet e banesave dhe vjedhjet e automjeteve. Megjithëse ka një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari deri në qershor.

Largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesave. Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera.

Nga ana tjetër, Ziu tregon edhe banesat që janë me të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizën tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri. Objektet më të dëmtuara janë banesat e lënë të mbyllura për shumë kohë, ato të emigrantëve dhe ato në periferi”,-tha Ziu për ”Report TV”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, pranon se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje dhe se Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave. Shërbime Policie shtesë janë vendosur në zonat turistike, ndërkohë që në terren do të jenë edhe oficerë policie civil për të zbuluar çdo tentative për vjedhjen e apartamenteve dhe vilave.

Korriku dhe gushti, kur qytetarët lënë banesat dhe i drejtohen bregdetit për pushime, janë muajt kur shtohen edhe rastet e vjedhjeve ndaj duhet treguar kujdes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?