Mezini: Duhet testim më i gjerë për të pasur një pasqyrë më të saktë

virus

Pandemia e Covid-19 kërkon testim më të gjerë edhe në Shqipëri. Mjeku pneumolog, Arian Mezini thotë se aktualisht në vendin tonë nuk po bëhen shumë testime, pasi po testohen vetëm ata që paraqesin shenja klinike.

”E mira do të ishte të testonim më shumë, pasi do të kishim një pasqyrë më të saktë se sa është shtrirë virusi. Unë mendoj se testimi duhet të jetë sa më i gjerë dhe sa më horizontal. Ato vende që e kanë kontrolluar me sukses infeksionin, kanë bërë testim masiv. Ne nuk jemi Gjermania, nuk kemi shumë mundësi, por e mira do të ishte të testohej personeli mjekësor”.

Sipas tij, duhet të jemi të kujdesshëm nëse vëmë re simptomat e para, sidomos nëse kemi vështirësi në frymëmarrje. ”Masat që janë marrë po japin efektin, e kanë mbajtur të kontrolluar pandeminë sepse nuk ka sistem shëndetësor që e kontrollon koronavirusin nëse nuk merren masa”.

SHKARKO APP