Miell të skaduar dhe produkte me insekte, AKU bllokon furrën e bukës në Tiranë

AKU ka bllokuar një furrë e buke në Tiranë, pasi ka gjetur miell të skaduar dhe produkte me insekte gjatë kontrolllit në ambientet e saj.

“Subjekti “IMT Albania” me aktivitet “Njësi prodhimi dhe tregtimi buke, prodhime brumi dhe pastiçerie”, Tiranë, rezultoi se tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie), në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi). Sistemi i vetëkontrollit HACCP nuk ishte i plotë (produkti akullore, i cili është me risk të lartë, u konstatua i padokumentuar), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​”, njofton AKU.

SHKARKO APP