FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mijëra përdorues pa akses, Instagram dhe Facebook jashtë funksionit

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme gjatë aksesimit të platformave të kompanisë Meta, pasi shërbimet kanë pësuar ndërprerje në disa vende të botës. Shumë persona kanë raportuar se llogaritë e tyre janë bërë përkohësisht të paarritshme dhe nuk kanë mundur të përdorin normalisht aplikacionet.

Sipas të dhënave të publikuara nga përdoruesit, vështirësitë janë shfaqur kryesisht gjatë hyrjes në platformat përmes kompjuterëve. Në ekranet e tyre është shfaqur një njoftim gabimi, i cili i informonte se llogaria nuk ishte e disponueshme për shkak të një problemi teknik me faqen dhe se situata pritej të zgjidhej pas disa minutash.

Raportime të shumta janë regjistruar edhe në platformën Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë evidentuar mijëra ankesa nga përdoruesit, me mbi 5 mijë raportime për Facebook dhe më shumë se 1 mijë për Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e para u dyshua se problemi ishte i kufizuar në disa zona të caktuara, por më pas ankesat nisën të vinin edhe nga vende të tjera të Evropës, si dhe nga Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut. Kjo tregoi se ndërprerja nuk ishte lokale, por kishte prekur përdorues në një shkallë më të gjerë ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përdoruesit kanë shprehur shqetësim për pamundësinë e hyrjes në llogaritë e tyre, ndërsa disa kanë raportuar edhe vështirësi në ngarkimin e përmbajtjeve dhe përdorimin e funksioneve të ndryshme të platformave.

Deri në këto momente, kompania Meta nuk ka publikuar një njoftim zyrtar për të sqaruar arsyen e këtij problemi teknik apo për të dhënë një afat të saktë se kur të dyja platformat do të rikthehen në funksion të plotë. Ndërkohë, ekipet teknike vijojnë punën për identifikimin dhe zgjidhjen e defektit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?