Mijëra protestues drejt Tiranës, qytetari nga Lezha: Rama ka vrarë shpresën, por nuk e ka të gjatë!
Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e sotme që opozita ka organizuar në Tiranë. Nga shumë qytete të Shqipërisë janë nisur mijëra protestues, për të mbërritur në kryeqytet ku do të protestohet për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.
Nga Shkodra, Lezha, Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Korça, Pogradeci, Dibra, Elbasani dhe Durrësi, disa dhjetra autobuzë dhe automjete private, janë nisur në mënyrë të organizuar nga strukturat lokale të partive opozitare.
Janë raportuar edhe incidentet e para, ku në disa qytete policia ka mbajtur shënim targat e automjeteve që bëjnë transportin e qytetarëve.
Një qytetar nga Lezha është shprehur se do të vijë sot në Tiranë jo për të protestuar, por për të krijuar partinë e re që ai e quan “Shpresa”.
Fjalët e qytetarit nga Lezha:
Unë po shkoj jo për të protestuar, por po shkoj në Tiranë për të formuar partinë e re dhe partia e re është partia “Shpresa”. Shpresën Edvin Rama e ka vrarë, por jo me vdekje. Ne jemi gjallë dhe në të gjithë populli në mënyrë figurative do të formohet partia “Shpresa”. Rama nuk e ka të gjatë.”

KOHA JONË SONDAZH

