Mijëra rusë mbushën Sheshin e Kuq në Moskë pasi Vladimir Putin deklaroi aneksimin e 4 territoreve në Ukrainë

Mijëra rusë mbushën Sheshin e Kuq në Moskë pasi Vladimir Putin deklaroi aneksimin e 4 territoreve në Ukrainë. Putin tha se kishte nisur “një epokë e re e shndritshme të luftës së përhershme me Ukrainën dhe perëndimin”.

“Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson, Rusi! Së bashku përgjithmonë!” – lexohej në një pankartë të varur në sheshin pranë Kremlinit. U panë edhe autobusë me njerëz të marrë nga një fabrikë afër Moskës. Mësues universiteti shpërndanë ftesa për një koncert pop tek studentët e tyre. Nuk mungonin edhe flamujt me portretin e Putinit.

“Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit dhe motrat tona në Zaporizhzhia dhe Kherson, në Donetsk dhe Luhansk. Ne do të bëjmë gjithçka për të ngritur nivelin e sigurisë në këto territore për këta njerëz. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer ekonominë. Për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja, spitale” – tha Putin.

“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën. Dhe e vërteta do të thotë fuqi. At do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona” – tha Putin. Ai përsëriti se sot është një “ditë historike, një ditë e së vërtetës dhe drejtësisë”.

Ai akuzoi Ukrainën se po “përpiqet të zhdukë” kulturën e njerëzve që jetojnë në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk. Presidenti rus shtoi se banorët në këto rajone “e bënë këtë zgjedhje për të qenë me atdheun e saj stërgjysh” në të ashtuquajturat referendume. Ukraina dhe perëndimi i kanë denoncuar ato si të paligjshme. “Rusia nuk po u hap vetëm dyert e shtëpisë. Rusia po hap zemrën e saj. Miresevini në shtëpi” – tha Putin

Referuar ABC News Albania

SHKARKO APP