Mikrobiologu rus: Shkencëtarët në Wuhan bëjnë gjëra të çmenduar në laboratorin e tyre

Një mikrobiolog rus ka pohuar se koronavirusi është rezultat i shkencëtarëve në Wuhan që bëjnë ‘gjëra absolutisht të çmendura’ në laboratorin e tyre.

Profesori i njohur botëror, Petr Chumakov, sipas “Daily Mail”, tha se qëllimi i tyre ishte të studionin patogjenitetin e virusit dhe jo “me qëllimin e keq” për të krijuar një vrasës të bërë nga njeriu.

Profesori Chumakov, studiuesi kryesor në Institutin Engelhardt të Biologjisë Molekulare në Moskë, tha: “Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin Wuhan janë përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit për më shumë se dhjetë vjet. Për më tepër, ata e bënë këtë, gjoja jo me qëllimin për të krijuar variante patogjene, por për të studiuar patogjenitetin e tyre. Ata bënë gjëra absolutisht të çmendura, për mendimin tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për shembull, insertet në gjenom, i cili i dha virusit aftësinë për të infektuar qelizat njerëzore. Tani e gjithë kjo është analizuar. Fotografia e krijimit të mundshëm të koronavirusit aktual po shfaqet ngadalë. Ekzistojnë disa futje, domethënë zëvendësime të sekuencës natyrore të gjenomit, që i dha atij veti të veçanta”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se shkencëtarët kinezë krijuan ‘variante të virusit pa qëllim dashakeq’ ndoshta duke synuar një vaksinë për HIV.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?