Milano, arrestohet një bos i mafias kalabreze bashkë me tre shqiptarë, ja emrat

Një nga bosët e mafias kalabreze ‘Ndrangheta, Luigi Pompeo, i njohur si Gino, 42 vjeç, është arrestuar nga policia italiane në Milano, së bashku me tre shqiptarë. Pompeo është nipi i bosit të organizatës kriminale, Mario Domenico Pompeo, i cili vdiq disa muaj më parë dhe akuzohet për trafik droge. Në momentin e arrestimit, të premten në mbrëmje, ai dhe tre shqiptarët ishin duke fshehur 51 kile marijuanë dhe një seri kartëmonedhash false (242 kartëmonedha 50 euro dhe 88 kartëmonedha 100 euro), si dhe një pistoletë Browning, kalibër 7.65.

Hetimet anti-mafia tregojnë se që nga vitet ’90 familja Pompeo kontrollonte pjesën më të madhe të shpërndarjes së drogës në stadiumin San Siro.

Për sa i përket arrestimit, gjithçka nisi pas një sinjalizimi në polici. Policët zbuluan se banda kishte në përdorim një papafingo dhe një apartament në rrugën Lanfranco della Pila, në lagjen Niguarda. Shtëpia ishte në emër të një personi të moshuar, i vdekur dy vjet më parë. Disa nga anëtarët e bandës kishin ristrukturuar apartamentin pak kohë më parë dhe kishin mbajtur çelësat. Policët zbuluan se aty lëviznin Gino Pompeo dhe tre shqiptarët: vëllezërit Anxhelo, 30 vjeç, e Igli Malollari, si dhe 31-vjeçari Eduart Korkaj. Sinjalizimi bënte të ditur se në atë shtëpi fshiheshin armë, çka solli nisjen e hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni i arrestimit zbuloi pistoletën Browning, si dhe një armë tjetër jofunksionale, plus marijuana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga të arrestuarit, Eduart Korkaj, ka qenë plagosur më 2009 gjatë një shkëmbimi zjarri në Lentate sul Seveso. Në atë kohë njihej me emrin Isa Korkaj, pastaj u kthye në Shqipëri ku ndryshoi emrin në Eduart.

Corriere della Sera – Përgatiti Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?