Miliarda njerëz të izoluar, bota me sytë nga Singapori për shpëtimin nga…
Europa por dhe pothuajse e gjithë bota ka marrë masa të forta dhe shumë shtete janë në karantinë si rrugë për të luftuar pandeminë e Covid-19. Lajmet për të shëruarit janë më të lexuar dhe kjo tregon se shpresa se vaksina finale për luftimin e Covid-19 do të jetë e afërt. Shkencëtarët çdo flasin dhe tregojë se ku janë me zbulimin e vaksinës. Nga ana tjetër, një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Kur të gjithë kemi në dorë veç se të lutemi dhe të izolohemi, zgjidhja mund të vijë nga Singapori. Studiuesit në Shkollën Shtetërore të Mjekësisë në Singapor, theksojnë se teknika e tyre ka nevojë vetëm për pak ditë për të vlerësuar një vaksinë potenciale dhe efektshmërinë e saj. Kjo shkollë është zgjedhur nga firma amerikane “Arcturs Therapeutics” për të testuar zbulimet në luftën kundër pandemisë.
“Në vend që të presim 6 muaj për të parë nëse një vaksinë funksionon, ne do ta mësojmë këtë nga 3 deri në 5 ditë. Do të zbulojmë nëse ajo aktivizon gjenet e duhura dhe cilat nuk duhet të vendosen në punë, në mënyrë që të na çojë drejt zhvillimit të një sistemi të mirë imunitar për t’iu kundërvënë virusit”, tha Ooi Eng Eong, shkolla e mjekësisë në Singapor.
Edhe pse vera dhe nxehtësia pritet që ta ngadalësojnë pandeminë në hemisferën veriore, bazuar mbi të dhënat që kemi nga viruset e tjera, nuk dihet nëse një valë e ardhshme mund të kthehet sërish, ashtu siç ndodhi me gripin spanjoll për shembull. Deri sa të hidhet në treg vaksina, një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Nga ana tjetër, një mjekim për artritin që është përdorur në Kinë për trajtimin e koroanvirusit vrasës, ka shëruar 95 për qind të pacientëve në gjendje të rëndë. Tocilizumab, me emër marketingu Actemra, merrej nga pacientët e artritit reumatoid për uljen e inflamacionit. Dokrorët kinezë ia dhanë atë 20 pacientëve gjatë pikut të epidemisë dhe raportojnë se 19 prej tyre dolën të shëruar nga spitali brenda dy javëve.