Milo: Kriza politike do thellohet, zgjedhjet do të shtyhen

Politikani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA referuar krizës politike deklaroi se ajo ka për t’u thelluar edhe më tej.

Gjithashtu Milo tha se do kërkohet kompromis për shtyrjen e zgedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Opozita e vërtetë është në rrugë dhe në 13 do dalë prap në rrugë. Por dalja e vazhdueshme në rrugë e kësaj opozite që mund të dalë jashtë kontrollit, mund të krijojë tensione. Nuk mbështes atë që ka bërë opozita duke braktisur parlamentin, por ndodhemi para një fakti të kryer që nuk zhbëhet më dhe unë parashikoj që kriza do thellohet. Ajo opozitë nuk kthehet më në parlament dhe po ta shihni qeveria ka bërë një ofertë dhe e ka lënë derën e hapur. Zhvillimet do të na sjellin, aty nga fillimi i majit kur mund të shterojnë të gjithë mundësitë për të gjetur kompromis. Do jemi para një aletërnative ose do shkojmë para zgjedhjeve të qershorit pa opozitë, ose do shtyhen zgjedhjet. Jam i prirur të besoj që do kërkohet një kompromis për shtyrjen e zgjedhjeve”, tha Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grabitja në Rinas

Swiss Digital Mobile Reklama

Paskal Milo, po ashtu, deklaroi se në lidhje me grabitjen e milionave në Rinas, ditën e djeshme policia nuk ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë sepse ajo shkon ku e urdhërojnë.

Sipas tij policia në Shqipëri duhet të jetë një  institucion i pavarur dhe jo i lidhur me politikën.

Kriminelët presin momente kur bie vigjilenca për të ndërhyrë. Policia në Shqipëri është pasqyrë e gjendjes së shtetit. Ne kemi një polici një trazohet. Në këtë rast policia nuk ka pasur ndonjë përgjegjësi  të drejtëpërdrejtë. Vepron me urdhëra. Policia duhet të jetë institucion i pavarur. Ne në Shqipëri nuk kemi një institucion qendror të pavarur nga partitë politike“, theksoi Paskal Milo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?