Milo: Sistemi i penalizon partitë e vogla, u jep favore paraelektorale partive të mëdha
I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se sistemi i penalizon partitë e vogla dhe se ai personalisht është për ndryshim sistemi.
Milo: Sistemi i penalizon partitë e vogla. Unë jam për një sistem të pastër që të zbatohet, jo duke u nisur nga një paramendim që t’u bëhen favore paraelektorale partive të mëdha.
Listat e hapura ose të mbyllura nuk janë problemi. Problem është sistemi. Nëse PD dhe LSI do të kishin propozuar listat e hapura, do të kishin mbështetje të madhe popullore.