Milva Ekonomi: Durrsakët do të votojnë për PS-në në 6 mars

Një nga 6 bashkitë që do të ketë zgjedhje të pjesshme më 6 mars, është edhe ajo e Durrësit. Deputetja e PS në këtë qark, Milva Ekonomi e shikon këtë garë në favor të socialistëve.

”Unë besoj fort që PS, edhe këtë herë duket që i ka gjërat në avantazhin e vetë, për mënyrën sesi është punuar dhe gjërat që ndodhën në Durrës në këtë periudhë 2-vjeçare.

Durrësi ka pasur një fluks pune të jashtëzakonshëm që e ka mbajtur kryetarja në detyrë dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit; janë marrë shumë vendime që iu kanë ardhur në ndihmë qytetarëve. Besoj që durrsakët do të jenë me PS-në. Qëllimi që kemi ne është që Durrësi t’iu takojë socialistëve edhe në këtë mandat”.

SHKARKO APP