Mimi Kodheli krenohet me të atin: Kryevepër!

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli krenohet me talentin e babait të saj.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një fotografi, ku në sfond shihet një pikturë e realizuar nga i ati.

“Kryevepër e Kel Kodhelit e vitit 1966 – krenare për gjyshin e tim biri!”, shkruan deputetja socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kel Kodheli ishte piktor, i cili lindi në Kodhel të Shkodrës. Kur kishte 6 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjes së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj shkollimin e mesëm teknik por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Prindërit e tij babai Gega dhe nëna Eile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën.

Swiss Digital Mobile Reklama

U vendos që Kel Kodheli të vazhdojë studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943 dhe 10 vite punon në Bankën Kombëtare, si modelues.

Më 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “gruaja që i ka vdekur burri”.

20 vjet punoi si mësues në Lice për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me akademi të arteve të bukura të Romës.

Pikturat e tij më të njohura janë: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje” etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?