Mimi me beretë, Braçe paralajmëron një bilanc

Disa ditë pasi publikoi në Instagram një foto ku tregonte se ish-ministrja Mimi Kodheli e kishte marrë në makinë, deputeti socialist, Erion Braçe, sjell një tjetër foto.

Kësaj here, Braçe njofton mbylljen e sesionit paralamentar për vitin 2018. Braçe thotë se bashkë me deputeten Mimi Kodheli, kanë për të mbyllur një bilanc, të cilin shumë shpejt do e ndajnë me publikun .

“Sesioni u mbyll. Gëzuar festat nga Mimi dhe unë! Kemi një bilanc për të bërë, do e ndajmë me ju”, shkruan Braçe krahas fotos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet se çfarë po kurdisin dy socialistët, që kohët e fundit, po shihen gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por bilanci që të dy po përgatisin mund të lidhet me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të mblidhet më 24 dhe 28 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?