Minatorët në protestë: Rama na ka gënjyer, do përshkallëzojmë protestat

Dhjetëra minatorë kanë dalë sot për të protestuar para zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit edhe pse u ishte premtuar kohë më parë nga qeveria. Të mbledhur sot para Kryeministrisë ata thonë se do të qëndrojnë aty e nuk do të largohen pa i dhënë një zgjidhje problemit të tyre.

“Rama vetëm na ka gënjyer, nuk është bërë asgjë për ne”, thonë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, minatorët paralajmërojnë se do të ketë një vazhdimësi të protestave për të kërkuar miratimin e statusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?