Minatorët paralajmërojnë Ramën: 10 ditë afat, në të kundërt i hyjmë në zyrë…

Sindikata e minatorëve akuzoi qeverinë Rama se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, që u rrëzoi me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit.

Fiqiri Xibri, kryetari i kësaj sindikate, thotë se qeverisë i është lënë një afat 10 ditor dhe nëse kërkesat e tyre bien në vesh të shurdhër ata do të protestojnë më 21 mars para Kryeministrisë.

“Ne do të hyjmë forcërisht në zyrën e Kryeministrit dhe nuk do të dalim që aty për pa u realizuar publikisht ky debat dhe të shikojmë nëse qeveria është vërtet në anën e njerëzve, popullit që i ka dhënë votën apo është në anën e korrupsionit, në anën e arbitraritetit”, tha Xibri, raporton Oranews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kërkesat e minatorëve janë pensioni minimal që nuk duhet të jetë më pak se 175% të pagës minimale, përshkallëzimi i moshës së pensionit që është turp dhe faqja e zezë që një minator që ka punuar 12 vjet e gjysmë del 55 vjeç në pension dhe një që ka punuar 12 vjet e 5 muaj nuk del dhe del 65 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maxhoranca rrëzoi projektligjin me pretendimin se ai binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk parashikonte kostot, ndërkohë një tjetër draft është duke u përgatitur në lidhje me statusin e minatorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?