Mini-matura, klasat e nënta testuan sot njohuritë tek Matematika

Mini-matura, ose klasat e nënta sot mbyllën edhe provimin e dytë, atë të Matematikës. Janë rreth 32 mijë nxënës që po zhvillojnë provimet e lirimit. Në provimin e parë ata e mbaruan para kohe pasi e konsideruan të lehtë.

Teza e provimit të matematikës është publikuar në rrjetet sociale dhe sipas mësuesve të matematikës, të cilët po e përjetojnë njësoj si prindërit dhe nxënësit, e kanë konsideruar të vështirë.

Kujtojmë se, nxënësit kanë zhvilluar 2 vite mësim në kushtet e pandemisë dhe nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë për ta.

Provimi i fundit është ai i Gjuhës së Huaj që do të zhvillohet në datën 25 qershor, e më pas nxënësit do të shijojnë pushimet verore.

SHKARKO APP