Mini-shengeni, Bytyçi: Vuçiç ka marrë përsipër të mbajë prezencën ruse në Rajon

Samiti për mini – shengenin ballkanik është kundërshtuar dhe është konsideruar si një iniciativë e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Analisti, Enver Bytyçi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se nëpërmjet këtij mini-shengeni Vuçiç ka marrë përsipër të mbajë prezencën ruse në rajon.

Bytyçi arsyeton se ky samit është vëzhguar nga BE dhe ShBA më pas do të dalë me një konkluzion dhe qëndrim përfundimtar.

Enver Bytyçi: Nëpërmjet këtij mini-shengeni Vuçiç ka marrë përsipër të mbajë prezencën ruse në rajon. Fillimisht në Evropë dhe ShBA kanë qenë të shqetësuar, më pas duke qenë një iniciative integruese, kanë filluar ta vëzhgojnë. Vëzhgimin që kanë bërë sot disa autoritete të BB apo Majlinda Bregu apo dikush tjetër nga BE janë vëzhgime për të çuar në një konkluzion për të mbajtur një vendim përfundimtar. Ne nuk duhet të presim që SHBA dhe BE të shkelin mbi principet mbi të cilat ato janë ndërtuar dhe funksionojnë si shtete. Principet e tyre janë integrimet dhe për pasojë duke qenë se mini shengeni në aurolën e vet ka si synim integrimet ata nuk mund të reagojnë negativisht, të paktën publikisht. Por që ata janë të vëmendshëm na hapat që hidhen kjo është mëse e sigurt.   Për shkak se një bashkimi të tillë presupozohet dhe arsyetohet me bindje dhe fakte se Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa Bytyçi tha se Rama nuk është konsultuar me asnjë faktor në Shqipëri, shpjegoi edhe qëndrimet kontradiktore mes Ramës dhe Vuçiçit.

Enver Bytyçi: Ka një kontradiktë midis deklaratave të zotit Vuçiç dhe zotit Rama. Zoti Rama i paraqet vendimet e sotme si vendime historike sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve dhe e gjitha në fund konsideroj se katandiset tek kinezët që mund të vijnë në Beograd dhe mund të vijnë pastaj për turizëm në Shqipëri pa viza.  Ndërsa duke dëgjuar marr vesh që edhe në të ardhmen do ketë dogana, edhe në të ardhmen do ketë kontrolle kufitare. E vetmja gjë që do të shtohet qarkullimi i njerëzve, lëvizja e lirë e njerëzve me Serbinë nuk do të jetë me pasaporta, por do të jetë me kartë identiteti. Nëse i gjithë ky samit, kjo propagandë, ky shou katandiset tek ndryshimi i udhëtimit me kartë apo pasaportë në Serbi kjo për mua është një “vërë në ujë”.

Sipas tij, ky mini – shengen shihet edhe si një përpjekje për të hequr taksën ndaj Serbisë.

Enver Bytyçi: Në analizën time shoh një përpjekje të ngjashme që nëpërmjet këtij samiti të mini shengenit të rikthehet në tavolinë çështja e heqjes së taksës  dhe gradualisht jam i bindur që do të shkohej drejt idesë  se në kushtet e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, në kushtet e kufijve konvencional në Rajon atëherë ne do ta kemi më të lehtë të diskutojmë edhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. 

LIVE/ Samiti i Minishengenit Ballkanik, Enver Bytyçi i ftuar në RTV Ora

SHKARKO APP