“Mini-Shengeni i luftënxitësit Vuçiç po destabilizon Malin e Zi”

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi situatën e krijuar mes Malit të Zi dhe Serbisë pas sulmit që iu bë ambasadës malazeze në Beograd. Berisha tha se Serbia po kërkon të destabilizojë Malin e Zi, duke përdorur edhe kartën e Mini-Shengenit.

STATUSI I BERISHES

Luftënxitësi Vuçiç kërkon të destabilizojë Malin e Zi!

Të dashur miq, projekti i Jugosllavisë së Re me emrin maskë Minishengen, i serbomadhit Aleksandër Vuçiç dhe argatit të tij të Tiranës, Zografi Bis, po destabilizon Malin e Zi.

Në këto përpjekje luftënxitëse, Vuçiç mobilizoi mbrëmë në Beograd të gjithë vrasësit, përdhunuesit, pengmarrësit, zjarrvënësit serbë që kryen genocid dhe masakra në Kosovë dhe që tani përbëjnë korpusin kriminal të tifozëve të Yllit të Kuq, si dhe kishën raciste serbe, për të sulmuar ambasadën e Malit të Zi duke hedhur parulla raciste antimalazeze dhe antishqiptare.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto përpjekje luftënxitëse për projektin e Jugosllavisë së Re të serbomadhit Vuçiç dhe argatit të tij në Tiranë, Zografit Bis, ju bëj thirrje vendeve anëtare të NATO-s dhe BE të dënojnë ashpërsisht këtë projekt që premton vetëm konflikte dhe destabilizim për rajonin tonë.

SHKARKO APP