Minimumi jetik nis nga 200 € në muaj! Vokshi: Mbi 1 milonë në varfër në Shqipëri! PS: Shifra të vjetra
Me nismën e tre deputetëve të PD-së së Rithemelimit, Albana Vokshi, Emilia Koliqi dhe Sorina Koti, po diskutohet në komisionet parlamentare një p/ligj për minimumin jetik. Vokshi tha se opozita propozon që minimum jetik të fillojë nga 200 euro për person.
”Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve të shportë së ushqimeve, duke indeksuar konsumin për person të llogaritur nga avokati i popullit propozojmë që minimumi jetik të fillojë nga 200 euro për person, ndihma ekonomike 70-80 mijë të vjetra propozojmë të fillojë nga 200 euro, pagesat e pamatësie, pensionet rurale dhe urbane janë nën këtë shifër. 600 mijë pensionistë të qytetit përfitojnë nga kjo rritje nëse vendosim minimum. 100 mijë përfitojnë në fshat dyshemenë 200 euro/Mbi 1 mln qytetarë të varfëri dhe varfërisë ekstreme do përfitonin nga ky minimum që propozojmë ne”,-është shprehur Vokshi.
Sipas deputetëve opozitarë me shifrat e anketave të INSTAT, Eurostat apo organizatave të ushqimit, shqiptarët nuk arrijnë të hanë mish një herë 2 ditë, të bëjnë 1 javë pushime, të kenë lavatriçe apo edhe një TV me ngjyra. Sipas llogarive të INSTAT të gjithë ata qytetarë që shpenzojnë vetëm 6 euro në ditë për kosto ditore, nuk konsiderohen të varfër dhe në këtë gjendje janë mbi 576 mijë qytetarë. 23% e popullsisë sipas BB cituar nga opozita jetojnë me remitancave që në vitin2023 arritën 930 milion euro.