Minishengeni, Vuçiç: U zemërova me Ramën duket sikur mbrohet. Reagon Rama
Kryeministri Edi Rama i kishte dhënë përshtypjen presidentit Vuçiç se në këtë nismë të minishengenit mbrohet nga dikush. Për këtë qëndrim Vuçiç nuk nguroi të shprehej se ishte dhe i zemëruar.
Vuçiç: U zemërova pak nga miku ynë, Edi sepse gjithë kohës duket sikur mbrohet. Pse duhet të mbrohemi që po përpiqemi të bëjmë gjërat më të mira për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që duna të na shohin prapa shekullit 18 apo të punojmë të kemi një të ardhme normale dhe të punojmë si të ndihmojmë njëri tjetrin.
Po përse i është dukur zotit Vuçiç sikur është në mbrojtje?
Edi Rama: “Pyeteni atë. Unë kam reaguar ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje fyerje e që mnuk kanë asnjë lidhje me mua. Unë jam këtu për të çuar përpara idenë time që është e përkrahur nga të gjithë. Hapjen e kufijve në Ballkan e kam kërkuar që në procesin e Berlinit dhe kundërshtar i kësaj kërkese ka qenë Serbia, sot e pranon. Çdo të thotë që unë jam përgjegjës se Kosova nuk vjen. Por u them jeni gabim vëllezër.