Ministër për vetminë, fenomeni global prek të gjitha moshat
Vetmia është konsideruar sfida e jetës moderne. Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo ndjenjë në kohën, kur të dhënat për fëmijët e braktisur tregojnë rritje dhe gjithnjë e më shumë të moshuarit po shkojnë drejt azileve. Për tu marrë drejtë për së drejti më këtë kategori, në Britani u krijua një ministri për të vetmuarit, ide që duket interesante edhe për të rinj të vendin tonë.
Varfëria më e madhe e njeriut është vetmia dhe të ndjerit i parëndësishëm. Me stilin e ri të jetës, ky fenomen prek të rinjtë, të cilët hë për hë, janë mësuar me jetën shumë individualiste që bëjnë. Shqipëria nuk ka një numër të saktë personash që vuajnë vetminë, por sipas statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, jemi një vend jo i lumtur, duke u renditur në vendin e 109 nga 155 shtete.
Sipas psikologes Aurela Agalliu, 25% e njerëzve përjetojnë vetminë që më pas shndërrohet në depresion apo çrregullim emocional. ”Jo vetëm depresioni, por mund të themi që kemi individë me probleme emocionale por natyrisht edhe individë që përjetojnë probleme në personalitetin e tyre kush janë, çfarë janë, me kë shoqërohen dhe çfarë duan të bëhen”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

