Ministeriali i Ballkanit Perëndimor për integritetin e komunitetit Rom, Manastirliu: Prioritet arsimi dhe strehimi
Në Tiranë është mbajtur Ministerial i vendeve të Ballkanit Perëndimor për Integrimin e komunitetit Rom, takim i mbajtur ky një vit pas miratimit të deklaratës për integrimin e tyre, në Poznan të Polonisë. Takimi i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(RCC), bashkë me Ministrat përgjegjës për Integrimin e Romëve nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, Shtetet Anëtare të BE-së përkatëse, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile Rome.
Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se programet e shëndetit publik, siç është vaksinimi i fëmijëve, kanë përfituar me mijëra fëmijë romë dhe egjiptian në kuadër të vaksinimit në komunitet, për t’i siguruar çdo fëmije rom dhe egjiptian vaksinimin aty ku ata jetojnë dhe banojnë.
”Më lejoni të përmend dhe disa nga prioritetet tona të lidhura drejtpërdrejtë me Deklaratën e Poznan, me tarifat zero në Universitete, me librat falas në shkolla. Me të gjithë mbështetjen e vazhdueshme me integrimin e fëmijëve të rrugës në aktivitetin arsimor dhe me vendosjen e dy objektivave të arsmit 2021 -2026 për të mundësuar që 90 % e fëmiljëve që shkojnë në shkollë të ciklit të mesëm të mundet ta përfundojnë atë dhe gjithashtu të objektivit ambicioz të vendosjes së 50 % të fëmijëve dhe të rinjve që frekuentojnë fakultetin të mund të mundet ta përfundojnë atë. Me ligjin e strehimit mundësojnë më shumë strehim të përballueshëm për komunitetin romë dhe egjiptian. Do të jetë pikërisht dhe instrumeti që së bashku me Këshillin Rajonal, do të pilotojnë në dy bashki për ndërtimin, për hartëzimin e banesave sociale për romët në vendet tona”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, ajo tha se Shqipëria merret shembull për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe se e njejta gjë do të bëhet përsa i përket komunitetit rom dhe egjiptian. ”Ky instrument do të votohet në tre programe buxhetore, që ne tashmë e kemi linjëzuar me tre ministritë e linjës. Buxhetimet konkrete për komunitetin rom, patjetër që do të na orientojë më mirë për nevojat që kanë këto komunitete, por dhe drejt objektivave të vendosura për strategjitë tona kombëtare por dhe angazhimet që kemi marrë në kuadër të deklaratës së Poznanit dhe në kuadër të të gjithë iniciativave, në kuadër të procesit të Berlinit”, tha Manastirliu.