FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministeriali i NATO-s/Xhaçka: Unitet politik dhe solidaritet për pandeminë e Covid-19

Ministeriali i Ministrave të Mbrojtes së NATO-s, përshkak të Covid-19, mbajti mbledhjen online. Gjatë fjalës së saj Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se Covid-19, është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, por në këtë situatë Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet.

E gjitha kjo sipas Xhaçkës mund të arrihet pasi Aleanca ka aftësitë, burimet dhe forcat për tu bashkuar kundër kësaj pandemie. Nga ana tjetër, Xhaçka ka kërkuar ndihmë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për reagimin ndaj fatkeqësive, si instrumenti i duhur për përballimin e situatës, e cila gjeti të papërgatitur dhe vendet me ekonomi më të madhe se Shqipëria.

Në mesazhin e saj ministrja e Mbrojtjes, shprehu mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm, vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe apeloi për solidaritet për përballimin e sfidave të ardhshme si pasojë e pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?