Ministeriali i OSBE në Shkup, ministri Hasani-Lavrov: Rusia kërkon të nxisë telashe në Ballkan

Përplasja Rusi-Shqipëri është përsëritur, këtë herë gjatë samitit të OSBE-së në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov i cili tha se dimensioni ushtarako-politik i OSBE-së është shkatërruar nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani. Ai dënoi agresionin rus në Ukrainë, teksa theksoi se Rusia po kërkon të nxisë telashe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke dobësuar kështu edhe OSBE-në.

“Kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot, në të vërtetë për të gjithë arkitekturën tonë të sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme e agresionit kundër Ukrainës. Kjo luftë tragjike ka pasur pasoja dramatike për OSBE-në, në të tre dimensionet. Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj dërgojnë tanket e tyre”, tha ministri Hasani.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se Shqipëria po bën çmos për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, por sipas tij nevojitet një përpjekje e bashkërenduar nga të gjithë miqtë dhe partnerët për të neutralizuar këto përpjekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë duhet ta pranoni se mënyra më e mirë për ta bërë Ballkanin Perëndimor, dhe rrjedhimisht Evropën, më të sigurtë, është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe dhënia e vendit që i takon në këtë tryezë dhe në çdo tryezë tjetër ndërkombëtare”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?