Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste në terren, takime derë më derë me pensionistët

Me porosi të Kryeministrit Edi Rama, ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste vijojnë takimet me pensionistët në çdo qytet të vendit.

Vijon Diskutimi i Hapur për pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030 me angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet e takimeve të ministrave e deputetëve me të moshuarit në çdo qytet.

 

SHKARKO APP