Ministrat Margariti dhe Mazniku në Berat

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte në Berat. Pas takimeve ai shkruan në facebook: “Lajm i mirë për Beratin, kulturën e turizmin e Shqipërisë

Me Ministren e Kulturës Znj. Elva Margariti, me Kryetarin e Bashkisë Berat Ervin Demo, nënshkruam “Marrëveshjen për Përgatitjen e Planit të Menaxhimit të Kalasë dhe Projektit për ngritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe turistike në Kalanë e Beratit” me drejtuesit e Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim, Z. Martin Mata dhe Z.Aleksandër Sarapuli.

Ky projekt do i shërbejë jo vetëm ruajtjes e forcimit të vlerave historike e kulturore të Kalasë së Beratit por edhe rritjes së kapaciteteve të këtij atraksioni në drejtim të pritjes e shërbimit cilësor ndaj vizitorëve në rritje vit pas viti”.

SHKARKO APP