Ministrat përballë Drejtësisë, Rama: Nuk e përcaktoj se kë mund të tundojë pesha e pushtetit

Kryeministri Rama është shprehur shpesh që është krenarë për punën e ministrave të tij edhe pse disa prej tyre kanë pasur apo kanë ende probleme me drejtësinë shqiptare. I pyetur për rastet e fundit, Rama tha se përgjegjësia e tij morale është goditja e këtyre rasteve.

“Përgjegjësia ime morale është karshi shqiptarëve për t’iu dhënë atyre një drejtësi që bën ekzakt këtë punë dhe në raport me këtë, deri tani, ndjehem shumë mirë. Më vonë, nëse kjo gjë nuk do të funksionojë, atëherë do të them moralisht ndjehem jo mirë në raport me shqiptarët.

Njerëzve më të besuar, ju jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët, për të kapur mandarina, ndërsa ne shkojmë në luftë, kaq e thjeshtë është kjo. Unë nuk mund ta përcaktoj se kë mund të tundojë pesha e pushtetit”,-tha Rama.

SHKARKO APP