Ministre e Brendshme pas 25 prillit? Kryemadhi flet për ambicien e saj personale

Zgjedhjet e 25 prillit janë fushata e 17 elektorale për Monika Kryemadhin, duke qenë se ajo është një prej politikanëve më me eksperiencë në Shqipëri. Kryetarja e LSI-së, thotë se “misioni” i saj në politikë është që ta ndryshojë atë dhe t’u japë më shumë shanse grave dhe vajzave.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare se a është Ministria e Brendshme në ambiciet e saj personale pas zgjedhjeve parlamentare, kryetarja e LSI nuk e mohoi një gjë të tillë.

”Nuk mendoj se flasim për ambicie personale të Monikës, ambiciet personale të Monikës mund të jenë komplet të ndryshme nga ato që flasim ne sot por nuk ka asnjë gjë të pamundur, të gjitha janë të mundura”.

Po kryeminstre? Monika Kryemadhi u përgjigj se pas 25 prillit kjo detyrë do të ishte një bela, duke iu referuar gjendjes së vështirë ekonomike ku po e lë vendin qeveria socialiste.

SHKARKO APP