Ministri austriak: Shqipëria sukses kundër kanabisit, pritet përgjigje pozitive për çeljen e negociatave

Ministri i Brendshëm i Austrisë Wolfgang Sobotka tha se Shqipëria ndodhet në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe ndodhet në një pikë kyçe, ku pret për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Ia thashë edhe z. Tahiri se para ardhjes sime këtu zhvillova një telefonatë me Komisionerin Hahn, ku ne theksuam edhe një herë që viti 2017 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, por për këtë duhet të kapërcejë edhe sfidat që i kanë mbetur. Në mënyrë që në 2017 të arrijë të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave të pritura”, u shpreh ministri i Brendshëm austriak.

Ai pohoi se Austria është një faktor dhe një vend i cili mbështet fuqishëm anëtarësimin në BE. Më tej ministri austriak deklaroi se Shqipëria ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve por mbi të gjitha për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ndodhet në rrugën ndërmjet zhvillimit të trafikut të lëndëve narkotike, kjo për arsyeje sepse ndodhet në itinerarin e drogave që qarkullojnë  nga Amerika latine dhe nga Afganistani dhe për këtë arsyeje, Shqipëria ka një rol strategjik në luftën që zhvillohet kundër në luftën kësaj tendence. Më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për sukseset që keni arritur në luftën kundër trafikut të narkotikëve”, nënvizoi Sobotka, i cili konfirmoi bashkëpunimin për kapjen e kokave të trafikut të narkotikëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Brendshëm austriak vlerësoi gjithashtu faktin se Shqipëria zhvillon një luftë mbresëlënëse ndaj terrorizimit dhe ka një bilanc mbresëlënës përsa i përket luftës së terrorizmit dhe “foreign fighters”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?