FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Balla ”dush të ftohtë” shefave: Zbardhni vr*sjet

Në analizën 6 mujore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ministri i Brendshëm Taulant Balla pati kritika në disa elementë. Balla u përqendrua tek puna e kryer nga seksionet e vrasjeve, antidroga dhe krimi ekonomik.

Ministri më shumë kritika mësohet se ka pasur për vrasjet, një pjesë e të cilave kanë ngelur të pazbardhura, përfshirë edhe atentatin e dështuar të pak ditëve më parë në Selitë, ku Zamir Kalemi arriti t’u mbijetojë breshërisë së plumbave.

Ministri është i kënaqur me sektorin e antidrogës, i cili përgjatë vitit 2023 ka pasur rritje të fuqisë goditëse deri në masë 100% në hetime dhe 30-50% në kapje të llojeve të ndryshme më shumë të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2022, duke veçuar operacionin “Tempulli”, me 112 persona të arrestuar fillimisht në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?