Ministri Balla pret sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Finlandë: Krenarë për shqiptarët

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtues politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla priti në një takim Arjan Esajn, një shqiptar të suksesshëm, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon në Finlandë.

Balla shprehet se Esaj ka arritur të ngrejë disa biznese, duke u bërë një shembull frymëzimi për komunitetin shqiptar atje. “Krenarë për shqiptarët”, shkruan ministri, duke vlerësuar kontributin dhe suksesin e sipërmarrësit në diasporë.

“Mirëprita sot një shqiptar të suksesshëm në Finlandë, Arjan Esajn, i cili prej 18 vitesh jeton në Helsinki, ku ka ngritur disa sipërmarrje në sektorin e ndërtimit”, shprehet Balla në postimin e tij, shoqëruar me një foto së bashku me sipërmarrësin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ministrit Balla për të forcuar lidhjet e qeverisë me shqiptarët jashtë vendit dhe për të promovuar historitë e suksesit të tyre, në vitin historik kur diasporës iu dha për herë të parë e drejta për të shprehur vullnetin në përzgjedhjen e forcës politike që duhet të qeverisë vendlindjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?