Ministri Balla prezanton drejtorin e ri të AMP, Florian Sulejmani: Ka eksperiencë 18-vjeçare

Pasditen e kësaj të premteje, ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmanin. Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur i kënaqur që për herë të parë, hapën një procedurë konkurrimi publike për përzgjedhjen e kandidatit më të mirë.

Ministri shtoi edhe se niveli i kandidatëve që aplikuan ishte i lartë dhe me ata që u përzgjodhën në listën e 5 të parëve tha se do t’i ftojë në takim për të vlerësuar forma bashkëpunimi me Ministrinë dhe AMP-në.

Balla u shpreh se Florian Sulejmani ka një eksperiencë pune të gjatë 18 vjeçare dhe ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, si dhe ka eksperiencë dhe njohuri të gjera mbi procesin e vetting-ut të Policisë

SHKARKO APP