Ministri Balla takime në Nju-Jork me drejtues të suksesshëm shqiptarë të sipërmarrjeve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me shqiptarë që janë drejtues sipërmarrjesh të suksesshëm në Nju-Jork. Gjatë takimit Balla bisedoi me ata për planet e tyre të investimit në Shqipëri. “Çfarë kënaqësie të takohem me CEO dhe inxhinierë shqiptarë, Sokoli, Alfredi, Eltoni, Rezarta, Taia, Iliri, Aleksandra, etj., drejtues sipërmarrjesh shumë të suksesshëm dhe të flasim edhe për planet e tyre të investimeve në Shqipëri”, shkruan Balla. Në takim u theksua gjithashtu se diaspora shqiptare ka kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

SHKARKO APP