Ministri Beqaj: Librezat e shëndetit, zëvendësohen me karta të shëndetit

Në takimin e organizuar ditën e sotme në Ministrinë e Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka prezantuar “Kartën e Shëndetit” , duke nënvizuar rëndësinë që ka ajo për qytetarët. Ai theksoi në këtë takime librezat e shëndetit do të zëvendësohen me karta të shëndetit. – “Nëpërmjet kësaj karte do të mund të kursehen para e  kohë, ndërkohë që  edhe të dhënat janë të automatizuara. Kjo kartë e shëndetit është inovacion dhe një hap i ndërmjetëm për të tjera mundësi pozitive që ne duam të sjellim me reformën në shëndetësi”, – tha Beqaj.  – “Nga ana tjetër, karta e shëndetit ndihmon që t’ju kthejë kohën e çmuar dhe rolin e mjekut të familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë fletë libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët do të marrin shërbimin e duhur dhe mjeku do shfrytëzojë kohën për të vizituar sa më mirë pacientët, duke fituar dinjitetin dhe rolin që i takon.”  Nga ana e tij, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci tha se, “ky projekt i fondit u bë realitet dhe ne kemi shpërndarë 12 mijë kartat e para në Tiranë dhe në rrethe. Kjo kartë e shëndetit, sipas tij, do të zëvëndësojë hap pas hapi librezën shëndetësore për të gjithë të siguruarit. Kalimi nga libreza e shëndetit në kartën e shëndetit krahas shkurtimit të burokracive e kostove financiare, do të rrisë edhe transparencën në saj të dixhitalizimit të kartës. Nëpërmjet kësaj karte, sipas ministrisë së Shëndetësisë do të lehtësohet puna e mjekut dhe farmacistit si dhe do të përmirësohet shërbimi i qytetarëve. 

SHKARKO APP