Ministri Blendi Gonxhja: Programi italo-shqiptar, kredi të buta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Programi italo-shqiptar “PRODAPS” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kredi të buta dhe interes të ulët. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se programi italo-shqiptar është një mundësi e artë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

”Me kredi të buta dhe interes të ulët, ky program synon të mbështesë SME-të në investimet për teknologji dhe pajisje të reja”, theksoi Gonxhja. Me qëllim lehtësimin e aksesit në kredi, ky program ofron një fond garancie dhe asistencë teknike për të ndihmuar kompanitë të shfrytëzojnë sa më mirë linjën e kredisë.

Postimi i plotë

Tjetër LAJM I MIRË! MEKI PRODAPS! Programi italo-shqiptar është një mundësi e artë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme!

Me kredi të buta dhe interes të ulët, ky program synon të mbështesë SME-të në investimet për teknologji dhe pajisje të reja.

Me qëllim lehtësimin e aksesit në kredi, ky program ofron një fond garancie dhe asistencë teknike për të ndihmuar kompanitë të shfrytëzojnë sa më mirë linjën e kredisë.

Me këtë program, nxisim rritjen dhe inovacionin, duke përmirësuar aftësitë teknologjike dhe qasjen në financim për SME-të!

SHKARKO APP