Ministri Blendi Klosi: Ja si do ringrihet Kisha e Dhërmiut

 

Paraditen e sotme , Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi udhëtoi nga Tirana drejt Himarës për të takuar banorët e Dhërmiut pak ditë pas shembjes së kishës së “Shën Thanasit”.

“Jemi në Dhërmi të gjejmë rrugën e mirëkuptimit. Do të ndërtojmë një tjetër objekt kulti”,- është shprehur Klosi duke shtuar “së bashku me kreun e bashkisë është vendosur t’ju lëmë në dispozicon dy ose tre troje ku mund të ndërtojnë një objekt kulti.”

Nga ana e tij kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro prezantoi projektin e restaurimit të kishës së vjetër të “Shën Thanasit”.

Vijon…

SHKARKO APP