Ministri Blendi Klosi, vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të ketë takime me drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Sipas axhendave të njoftuara zyrtarisht, ministri Klosi do të pritet në takim në orën 09:00 nga Zv/Kryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në orën 10:30 nga kryetari i Kuvendit kosovar, Kadri Veseli.

Ministri Klosi do të takohet edhe me Zv/Kryeministrin Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në ora 12:00. Në këtë takim do të nënshkruhet Marrëveshja në fushën e Rinisë mes Shqipërisë e Kosovës, të cilën do ta firmosin ministrat Blendi Klosi e Kujtim Shala.

SHKARKO APP