Ministri Çuçi takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Delagacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann dhe ambasadorët e të gjithë vendeve të tjera të unionit.

“Falënderoj ambasadoren e Delagacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann për ftesën për të marrë pjesë në një bisedë të hapur me ambasadorët e vendeve anëtare të unionit, mbi rezultatet dhe sfidat në fushën e punëve të brendshme teksa rrugëtimi ynë drejt aderimit të plotë ka marrë një ritëm të ri”, shprehet ministri Çuçi.

Në vijim ai thotë se ka ndarë me diplomatët e Bashkimit Europian edhe vizionin për reformimin e Policisë Kriminale, si një hallkë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pata mundësinë të diskutoja me ta për çështje që lidhen me Kapitullin 24 në procesin e negociatave me BE-në dhe ndava vizionin tonë për reformimin e Policisë Kriminale, si “kali ynë i betejës” në luftën kundër krimit të organizuar”, thotë Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështje tjetër e rëndësishme ishte sulmi kibernetik ndaj sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit

“Shpreha gjithashtu shqetësimin për sulmin kibernetik dhe kërkova mbështetje nga vendet e BE-së për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit”, thotë Ministri i Brendshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?