Ministri gjerman: Është koha që BE të mbajë premtimin për Shkupin dhe Tiranën

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth, këtë të mërkurë po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Roth përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se tashmë është koha që BE të përmbushë premtimet dhe dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Koha e fundit që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.

Ndryshe, siç njoftuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Roth sot do të realizojë takim me zv.kryeministrin Nikolla Dimitrov, me të cilin do të diskutojë për tejkalimin e sfidave dhe perspektivave për miratimin e kornizës negociuese, në mënyrë që RMV të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

SHKARKO APP