Ministri gjerman: Largoni emigrantët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia!

Ministri gjerman i punëve të Jashtme, Valter Shtanmajer, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për largimin e emigrantëve ilegalë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

Ai këto komente i ka bërë në një intervistë për revistën prestigjioze gjermane Bild.  “Ky grup (emigrantësh nga Ballkani perëndimor) nuk ka gjasa të fitojë statusin e refugjatëve. Së këndejmi, është e nevojshme që me shpejtësi të miratohet vendim dhe të veprohet”, ka thënë shefi i diplomacisë gjermane.

Ai më tej këtë e ka përforcuar këtë duke thënë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kërkojnë integrim në Bashkimin Evropian dhe pranimi i këtyre vendeve sit ë sigurta sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, mund të kontribuojë në drejtim të zgjidhjes së problemit me migracionin legal. Ministri gjerman gjithashtu angazhohet edhe për shpërndarje të barabartë të refugjatëve mes vendeve të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, Shtanmajer thotë se është e patjetërsueshme që njerëzit të nxiten të mos lëshojnë shtëpitë e tyre. “Evropa ka për obligim, sepse nuk është e lehtë të marrësh pjesë në fatin e vendeve të cilat paraqiten si burim kryesorë i refugjatëve dhe emigrantëve, por duhet që me vendosmëri të demonstrojë pozicionin e saj ekonomik”, ka theksuar Shtanmajer.

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve të cilët arrijnë në Gjermani është dyfishuar në gjysmën e parë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i tyre ka arritur në 179.000, prej të cilëve, sipas Shtanmajer, 30 deri në 40 për qind vijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP