Ministri gjerman për Europën, Roth thirrje Ramës: Kushtojini vëmendje rinisë, pasi po ikin nga Shqipëria

“Kam ardhur të dëgjoj se ku mund të ndihmojmë më mirë. Ti kushtojmë vëmendje të rinjve që po largohen gjithnjë e më shumë. Uroj që të kthehen sepse do të shohin që ia vlen”. Kështu u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku po flitet për ecurinë e procesit të Integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjatë konferencës për shtyp me Edi Ramën, ministri gjerman tha se Shqipëria ka plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE, por vendimi më 22 qershor do të varet nga mosmarrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth thotë se kryerja e një sërë reformash nga vende që synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian si në rastin e Shqipërisë, bëhen për t’i shërbyer vendit dhe jo Brukselit.

“Konsolidimi i shtetit ligjor dhe pavarësisë së drejtësisë, lira e mediave, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk është një dhuratë që i bëhet Brukselit. Këto janë reforma që i shërbejnë vendit tuaj por sigurisht ato ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit në Bashkimin Evropian. Ne diskutojmë jo si treg i brendshëm por si bashkim vlerash. Ne kemi ndërfutur mekanizma të rinj, mekanizma të dialogut të shtetit ligjor apo që shtetet anëtare të marrim më pak fonde nëse nuk përmbushin shtetin ligjor. Jam i lumtur që edhe këtu në Shqipëria ka progres substancial”,- tha Michael Roth.

SHKARKO APP