Ministri Gonxhja: Hapen aplikimet për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja bën me dije se janë hapur aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës për 300 punonjës të administratës publike. Ministri kujtoi se aplikantët duhet të jenë të punësuar në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme:

Ministria e Brendshme;

Ministria e Mbrojtjes;

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Arsimit dhe Sportit;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social;

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas vendimit, do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve: mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pages. Përparësi do u jepet atyre që janë më të rinj (jo më shumë se 40 vjeç), mbi një ose dy vite përvojë pune si dhe kategoritë e ulëta të pagave.

Përfitues do jenë arsimtarë, mjekë, infermierë, policë, ushtarakë, punonjës të gardës, veterinerë, artistë e të tjerë. Në total janë 300 kuota ose kredi me zero interes, 90 prej të cilave do të jepen për Ministrinë e Brendshme, 90 për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

I punësuari në administratën publike që plotëson kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta të përmendura, fillimisht duhet që të paraqesë kërkesën për kredi të lehtësuar pranë institucionit ku është i punësuar. Do të jetë titullari i institucionit të administratës publike që do të hartojë listën me të punësuarit e institucionit që plotësojnë kriteret për të përfituar nga ky program i strehimit social, të cilën ia përcjell për miratim ministrit përgjegjës që mbulon institucionin ose Kryeministrisë, brenda kuotave të miratuara në total për këtë program.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?