Ministri Gonxhja: Objektivi ynë, Shqipëria të jetë një qendër novatore
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në projektin e përbashkët shqiptaro-frëng për zhvillimin teknologjik.
Në fjalën e tij, Gonxhja deklaroi se efikasiteti i prokurimeve publike është rritur ndjeshëm. Ai tha se objektivi i Shqipërisë është që të jetë një qendër novatore.
“Ne kemi bërë përparësi në shërbimet publike. Efikasiteti i prokurimeve është rritur ndjeshëm. Kemi kursyer 20.4 milionë euro. Efikasiteti i prokurimeve ka qenë i tillë, që brenda minutave ngarkohen dokumentet. Ne po investojmë në qendra inovative, që do të sjellin transformimin e duhur.
Ne besojmë se brezi i ri duhet të ketë aftësitë e duhura dixhitale. Inteligjenca Artificiale po luan rol thelbësor në ndryshim. Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore, duke qenë të qëndrueshëm ndaj sfidave që vijnë“, tha Gonxhja.
KOHA JONË SONDAZH

