Ministri grek arrogant dhe pa kulturë. Me kemishë mbi brekë takon kreun e Trojkës europiane

 

Një takim i tensionuar ka qenë ai i zhvilluar sot në Athinë mes ministrit grek të Ekonomisë, Yanis Varufakis dhe kreut të Eurogrup, Jeroen Dissebloem. Jo vetëm mediat greke, por edhe ato ndërkombëtare i kanë bërë jehonë këtij takimi, duke e ilustruar me foto që flasin sa mijëra fjalë.

Ministri grek ia ka prerë shkurt zyrtarit të lartë hollandez, duke i thënë: “Trojka është një komitet joserioz anti-europian. Nuk do të bashkëpunojmë më me të”. Pas kësaj deklarate, kreu i Eurogrupit është ngritur dhe mes një sikleti mezi i dha dorën ministrit grek. Ky i fundit, shfaqi një sjellje të çuditshme. Teksa i zgjati njërën dorën zyrtarit hollandez, tjetrën e mbante në xhep. Kur  po dilnin nga salla, futi dhe dorën tjetër në xhep, ndërsa këmisha e tij pa kravatë ishte lënë e lirë sipër pantallonave, çka s’i shkon përshtat staturës së një ministri. Kjo ka bere jehone negative ne mediat boterore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?