Ministri grek i Mbrojtjes: Duan shkatërrimin e Greqisë

 

Në kulmin e tensionit politik dhe negociatave në Bruksel për arritjen e një marrëveshje, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka reaguar me një deklaratë duke akuzuar partnerët europianë se kërkojnë shkatërrimin e Greqisë.

Kamenos, kryetar i Grekëve të Pavarur ka shprehur indinjatën e tij për mënyrën sesi po sillet Eurogrupi pas referendumit që rrëzoi masat shtrënguese.

“Partnerët synojnë shkatërrimin e Greqisë.

Mjaft më", ka deklaruar partneri kryesor në qeveri i të majtëve radikalë të Aleksis Cipras.

Kjo deklarëtë e Kamenos shihet si mbështetje për ekipin negociator dhe lë të hapur mundësinë që qeveria greke t’i thotë jo propozimeve të Eurogrupit.

SHKARKO APP